Vedat Imeri
 
  Home
  Guestbook
  Counter Strike Scoure Download
  Cheats per Cs
  Forum
  Rrit download-in
  Team Viewer
  Serial for registry mechanis
  Nderro emrin e shportes
  Si te aktivizohen cheats per cs
  Si çelet Facebook
  Web Faqe
  Counter Strike Maps
  Si te ndalojme kohen ne Net Caffe
  Hack
  Lojra
  Per me dite a bejne lojrat ne Pc tend
  Ngrija msn dikujt
  Counter-Strike 2.0
  Per tu bere 30% hacker
  99 Emrat e Allahut
  Leviz mausin nepermjet tastatures
  Programe 2009
  Shpejto Mozilla Firefox
  Counter-Strike 1.6
  Counter-Strike 1.8 PC.torrent
  Qel Web falas
  Rikthe sendet e humbura ose te fshira
  Bone googlen me emrin tend
  Si te bejme nje SETUP tendin
  Kps cs
  Shpejto HDD
  Qel msn qysh ke qef
  Hacko Web prej Run-it
  Msn Yahoo !
  Krijo Kuiz
  Nuk lejohet vjedhja e web-it
  IP e PC
  Kur keni lindur
  Krijo Chat
  Windows
  Si të pastrojmë memorien Pc
  Ndez Pc per 10 seconda
  Shpejto XP
  10.000 Programe
  Bane Desktop-in website
  Këshilla për kompjuter
  Krijo Robot
  Filma
  Watch Live Sport
  Start Menu
  Nëse bllokohet Task Manager
  Fol me Camer ne Facebook
  Muzika Shqiptare
  Top 20 Albumet
  Artistet
  Si te vjedhim rrjet pc-n
  Te reja nga Muzika Shqiptare
  Gjegjëza
  Mrekullitë e Botës
  Filma shqip
  DVD
  Moti per Kosove
  Download Lojra
  Google Chrome
  Ndreqe Windows Geniunen pa e instalu
  Shtyje mbushjen Ipko
  Shpejto MSN
  Testo Antivirusin
  Zbukuro emrin tend
  Krijo Autorun
  Tool For Msn
  Tools
  Serwera te cs 1.6
  Fshi të gjitha e-mail përnjëhere
  Nëse dikush ju pengon
  Trika 1
  Trika 2
  Trika 3
  Trika 4
  Trika 5
  Trika 6
  Lidh PC me TV
  IP tool
  Muzik Rap
  Qfare dush servera
  Qfare dush servera te cs
  Teknologjia
  Si me i kthy te dhenat e pc pas formatizimit
  Qysh Me shenu ne Facebook chat me ngjyra?
  Si me bo nje Fjalekalim te sigurt
  Qysh me hek passwordin e Winrar Fajllave
  Qysh Me Kriju Server ne Counter Strike 1.6?
  Qysh me Fshi E-mail adresen tuaj ne Hotmail?
  Si të krijojmë Chat
  Addonsat
  Themes for Pc
  Si me kthy Pc 1 muaj Mbrapa
  Fikja Pc dikujt
  Msn te Femrave
  Beni folderat me password
  Lojra per djem
  Shpejto programe per PC-n
  Qel Serwer ne Cs
  Nëse dikush ju pengon ne msn
  Microsoft Office 2010 Professional Edition Fully Activated
  Krijo virus
  Domain falas
  Alba Hite
  Radio Ferizaji
  Kohavision
  Klan Kosova
  Kujtesa
  Sondazh
Lidh PC me TV
Lidh PC me TV
 
Mënyrat e lidhjes së kompjuterit me televizorin
 
Mënyrat e lidhjes janë të shumta por unë do të përshkruaj vetëm lidhjen me të të thjeshtë, më popullore dhe që jep rezultate të kënaqshme përmes funksionit që njihet me emrin "TV out" apo "video out". Kjo lidhje bën atë që ekrani i televizorit të mund të zëvendësojë atë të kompjuterit.
 
Kushtet që duhen plotësuar për të kryer lidhjen e kompjuterit me televizorin
Televizori yt duhet të ketë hyrjen për kabëllin scart (pjesa më e madhe e televizorëve e kanë). Aq më mirë nëse ka edhe hyrjet SVHS dhe RCA.
Nëse televizori yt nuk ka hyrje për kabëllin scart mund të kryesh lidhjen e mëposhtme përmes videoregjistruesit, gjithnjë nëse ky ka hyrjen scart.
Ndërsa kompjuteri yt duhet të ketë një kartë video (kartë grafike) me funksionin që njihet si "video out" apo "TV out". Për të parë nëse kompjuteri yt e ka këtë funksion mund t'i hedhësh një sy faturës që ke marrë me kryerjen e pagesës ku përmenden përbërësit kryesorë të kompjuterit tënd. Shih nëse shkruan diçka mbi "video out" apo "tv out". Duhet të ndodhet në të njëjtin rresht ku flitet për llojin e kartës grafike (kartës së videos).
 
Mënyra tjetër është hedhja një sy pjesës së prapme të vetë kompjuterit. Shiko nëse ka ndonjë prej daljeve në figurë që njihen si RCA Composite dhe S-Video (disa kompjutera i kanë të dyja). Sa më i ri të jetë kompjuteri aq më të mëdha janë gjasat që kompjuteri yt të ketë "video out". Mund të them nga përvoja ime se rasti më i mirë do të ishte ai kur kompjuteri do të kishte RCA composite.Zakonisht kartat e videos që kanë 60 Mb kujtesë e sipër kanë edhe "TV out".
Nëse kompjuteri yt nuk ka ndonjë nga daljet e përmendura atëherë duhet të vësh në njërën pjatë të kandarit ekonominë tënde dhe në tjetrën dëshirën për të parë video/filma nga kompjuteri në televizor. Fut tek pjata e parë edhe instalimin e kartës së re brenda në kompjuter.
Ndërkohë që një kartë e mirë video është e nevojshme edhe për luajtjen e lojrave më të reja.
As mos e sill ndërmend lidhjen e kompjuterit me televizorin nëse kompjuteri yt është aq i vjetër sa që nuk mund të luajë fare video apo stërmundohet kaq shumë derisa ngecën gjatë luajtjes së tyre (këtu nuk është fjala për "ngecjen" gjatë parjes së programeve televizive drejtpërdrejtë nga interneti e cila është e një lloji tjetër dhe për të cilën Rruzull.net do të flasë në një shkrim tjetër).
 
Lidhja përmes daljes RCA Composite
Kjo dalje për mendimin tim, mundëson lidhjen më të përkryer, më të thjeshtë dhe më të lirë. E gjitha që duhet të blesh është një kabëll njëfishësh që njihet si "RCA Composite cable" aq të gjatë sa të arrijë televizorin.
Zakonisht gjendet në gjatësitë 1m, 5m dhe 10m. Një kabëll 5 metërsh duhet të mjaftonte. Kabëlli 10 metërsh mund të sillte humbje të kualitetit të figurës.
Ky kabëll lidhet nga njëra anë tek dalja RCA Composite e kompjuterit tënd dhe nga ana tjetër tek hyrja "Video In" e televizorit tënd. Nëse televizori yt nuk ka "Video In" duhet të blesh një Scart Adapter apo akoma më mirë të blije një paketë që do të përmbante kabëllin RCA, Scart Adapter si dhe kabëllin e zërit.
 
Lidhja përmes daljes S-Video
Ndonëse thuhet se formati i videos S-Video jep një kualitet më të mirë të figurës përmes kabëllit që quhet "S-Video cable", mua nuk më ka dalur kështu, por kjo mund të ketë të bëjë me llojin e televizorit si dhe me aftësitë e programeve që kam përdorur për të mposhtur sinjalin bllokues Macrovision të daljes S-Video që ka karta jote e videos dhe që është vendosur në kompjuterin tënd për të mos lejuar kopjimin e filmave të formatit dvd në videoregjistruesin e shtëpisë. Kjo lidhje jep një figurë të mirë nëse televizori yt është aq i ri sa që ka hyrje "S-Video In" (SVHS).
 
Kabëlli që konverton SVideo në RCA
Nëse televizori yt nuk ka "SVideo In" apo ndryshe "SVHS" - që zor se mund ta ketë - të këshilloj të blesh një kabëll konvertuese që bën kthimin nga "Svideo out" në "RCA", në vend që të përdorësh një kabëll Svideo për ta lidhur drejtpërdrejtë tek Scart Adapter...
 
Si të shoh figurën nga kompjuteri në televizor ?
Nëse ia ke arritur të lidhesh më në fund kompjuterin me televizorin, mënyra më e thjeshtë për të parë figurën nga kompjuteri në televizor është heqja e kabëllit që lidh kompjuterin tënd me ekranin e kompjuterit (monitorin) e cila duhet të kryhet pas fikjes më parë të kompjuterit. Gjatë rindezjes, kompjuteri yt e zbulon automatikisht ekranin e televizorit.
 
 
Televizori duhet vendosur në kanalin VCR nëse lidhja është kryer përmes hyrjes Scart të televizorit. Zgjidh kanalin Svideo apo RCA, nëse lidhja është kryer përmes ndonjërit prej tyre.
 
 
Kujdes: Ekrani i televizorit nuk është aq i qartë sa ai i kompjuterit, duke e bërë të vështirë leximin e germave apo parjen e figurave të fushës së desktop-it që mund të sjellë vështirësi në gjetjen e programeve që don të hapësh apo edhe të vetë butonit të fikjes së kompjuterit. Nga ana tjetër, ndonëse mund të duket paradoksale, është pikërisht kjo paqartësi që bën videot/filmat me rezolucion të ulët të duken më mirë në televizor sesa në kompjuter duke mbuluar disa turbullira që mund të shfaqeshin në ekranin e kompjuterit gjatë luajtjes së tyre (parasëgjithash parjes së transmetimeve televizive përmes internetit).
 
 
Nëse gjithçka ka shkuar si duhet, duhet të arrish tashmë të shohësh figurën nga kompjuteri në televizor por akoma bardhë e zi.






By : Vedat Imeri 
Ora  
   
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free